Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare dhe Shqiptare.
Sali Berisha: Personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare, por dhe shqiptare është Lulzim Basha. Kur të dalë para jush pyesni se përse nuk shkoi në SHBA. E di pse u kthye. E ka të hapur dosjen Muzin. Nëse shkonte në SHBA do të përballej me ligjin. Basha u kthye nga Basha kur u nis në Uashington. Ju duhet ta pyesni pse Edi Rama i mbylli dosjen e rusëve, pyeteni. Nëse ka një njeri I cili për afera konkrete, duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, është Lulzim Basha.