Blendi Fevziu: Incineratorët, afera më e madhe e qeverisë “Rama”

0
252

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar në Klan News aferën korruptive të inceneratorëve. Fevziu është i mendimit se kemi të bëjmë me aferën më korurptvie të qeverisë Rama prej vitit 2013 kur erdhën në pushtet.

Blendi Fevziu shprehet se diçka e madhe ‘ka luajtur’ me aferën e inceneratorëve ndërsa shtoi se  me sa ka kuptuar, ka diçka që lidhet me mosprishjen e njëanshme të kontratës.

Sipas tij do të thotë që po nuk i gjete një yçkël për ta prishur kontratën rrezikon të shkosh në arbitrazh dhe të paguash jo 400 milionë, por të t’i paguash 800 milionë kompanisë së inceneratorëve.

Është një problem ai që lidhet me sa kam nuhatur unë, që lidhet me mosprishjen e njëanshme të kontratës. Që do të thotë që po nuk i gjete një yçkël për ta prishur kontratën rrezikon të shkosh në arbitrazh dhe të paguash jo 400 milionë, por të t’i paguash 800 milionë kompanisë së inceneratorëve. Kështu që duhet gjetur, o duhet vërtetuar në gjykatë që procedura ka qenë korruptive, o duhet ta vërtetojë SPAK dhe ta pranojë gjykata këtë gjë.

Megjithatë unë do i bëja thirrje qeverisë që ta mbyllë këtë histori dhe të mundohet ta rikthejë mbi baza normale edhe pse mund të ndëshkohen disa njerëz kjo nuk do të sillte ndonjë gjë të madhe. Të vërtetohet problematika që ka. Kisha disa fakte në intervistën e fundit me kryeministrin që flasin vetë.

Keni letrën e ministres së Shtetit, Ermonela Felaj që thotë se nuk duhet t’ia japim kësaj kompanie. Diçka shumë e madhe ka luajtur. Javën e ardhshme do merrem me këtë çështje në themel sepse është një problematikë e jashtëzakonshme. Kjo është afera më problematike që qeveria Rama ka përballur që prej vitit 2013 e këtej.”-deklaroi Fevziu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here