Gazetari Peka: Basha i shmanget prokurorëve belg me raport mjekësor!

Gazetari Çim Peka ka denoncuar një tjetër manovër që Lulzim Basha po bën me prokurorët belgë të cilët kanë dashur ta marin në pyetje, duke paraqitur një raport mjekësor.

Por sipas gazetarit, në të njëjtën kohë që shmang marrjen në pyetje për arsye shëndetësore me raporte, Basha vijon takimet e tij me grupe të vogla, ku argumenti i tij është se duhet të shtyhet sa më shumë procesi i votimit në kuvendin e 30 prillit, derisa amerikanët të arrestojnë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Peka: Zoti Basha pavarësisht se për t’ju shmangur marrjes në pyetje këtë muaj ka paraqitur një raport mjekësor në prokurori, pasi prokurorët belgë do të vinin prap në mars, dhe po vazhdon të bëjë takime me grupe të vogla, sot ishte në Berat me 15 veta, ka prej atyre që e regjistrojnë takimin me video dhe audio dhe e dini se çfarë argumenti përdor, duhet të shtyhet sa më shumë procesi deri sa amerikanët të arrestojnë Sali Berishën, pastaj unë kthehem fuqishëm.

Gazetari Peka: Basha i shmanget prokurorëve belg me raport mjekësor!

Bozdo: Kriza ka vetëm një emër, Lulzim

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko