“Segmente të shërbimit sekret serb tentuan ta vrasin për t’ua vënë fajin kosovarëve’, flet Dick Marty: U bëra shënjestër pas arrestimit të Hashim Thaçit

0
120

Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, që kur bëri të ditur se prej 16 muajve jeton nën mbrojtje të rreptë pasi segmente të shërbimit sekret serb kanë tentuar ta vrasin për t’ua vënë fajin kosovarëve është kthyer në një temë mjaft të diskutuar.

Së fundmi në një intervistë për mediat e huaja, ai shprehet se është bërë shënjestër që nga arrestimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Dhomat e Specializuara në Hagë më 2020,

“Për disa arsye, shtypi shqiptar filloi të më targetojë mua si dhe janë adresuar fjalë të urrejtjes edhe në parlament, pavarësisht se unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e presidentit Hashim Thaçi. Megjithatë, më vonë u zbulua se ishte një operacion i orkestruar nga elemente të grupeve ekstremiste serbe brenda shërbimit sekret që donin t’ia linin fajin Kosovës për atentatin ndaj meje. Më vjen keq që asnjë nga politikanët përgjegjës për këto vendime nuk deshi të më japë shpjegim.”

Ndër të tjera ai tha se qëllimi i deklaratës së tij nuk që të shtojë tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Sigurisht që nuk duam të shtojmë tensione mes Serbisë dhe Kosovës, megjithëse Zvicra ka ende shumë ndikim në to. Berni thjesht nuk dëshiron të ketë probleme me askënd sepse ato shtete lejojnë që Zvicra të jetë aktive brenda organizatave ndërkombëtare, të mos harrojmë se së shpejti do të ketë edhe një votim për t’i dhënë Zvicrës një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Po ashtu ai tregoi se pse zgjodhi të flasë për këtë çështje tani.

 “Unë fola vetëm tani sepse kisha respekt, ndoshta shumë, ndaj autoritetit gjyqësor federal, presionit mbi familjen time dhe veçanërisht mbi nipërit e mbesat e mia ishte shumë i madh. Me këtë gjest dua të demaskoj edhe dizajnin kriminal që përndryshe do të kishte shijuar heshtjen, aftësinë për të lëvizur në hije dhe për të krijuar habi”, tha ai.

Dick Marty ka mbyllur intervistën duke cituar Martin Luther King: Nuk duhet të kemi frikë nga zhurma e të këqijve, por nga heshtja e të ndershmëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here