Një aksident i rëndë ka ndodhur në portin e Durrësit, ku një punonjës ka humbur jetën pasi është goditur nga një vinç.
Punonjësi i terminalit është goditur aksidentalisht nga një vinç brenda portit. Edhe pse është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërsa policia dhe grupi hetimit kanë mbërritur në vendin për të hetuar e zbardhur ngjarjen.