Disa detaje më tepër për skandalin e Ramës: Refuzon maskën në avion, shoqërohet nga policia gjermane

0
274

Kryeministri Edi Rama është përshirë në një skandal, në bordin e një avioni të Lufthansa, dhe është shoqërua nga policia federale gjermane, pasi kundërshtoi të vendoste maskën mjekësore kundër COVID. Prestigjiozja gjermane, Der Spigel, publikoi skandalin, i cili ka ndodhur në muajin dhjetor, teksa kryeministri udhëtonte për një vizitë drejt SHBA. Lajmi u konfirmua edhe nga kryeminsitria.

NGA SYRI TV

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës, gjatë një udhëtimi që zhvilloi drejt SHBA-së, në muajin dhjetor të vitit të shkuar.

Mediat gjermane i kanë bërë jehonë skandalit ku u përfshi shefi i qeverisë shqiptare, i cili sipas ekuipazhit të avionit, refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore në fillim të dhjetorit përpara nisjes së avionit nga Frankfurt am Main në Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.

E perditshmja prestigjoze der spigel, ka sjellë në vemendje këtë ngjarje, duke bërë më dije, se Edi Rama refuzoi të vendoste, maskën mbrojtëse kundër COVID, dhe pasi kapiteni dështoi të binte kryeministrin Shqiptar, të vendoste një maskë FFP2 në vend të një maske pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.

Vetëm pasi e bindi një punonjës i Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorëve, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për koronavirusin, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.

Linja ajrore më pas e akomodoi Ramën dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një avion tjetër për në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri shqiptar mori edhe një gjobë për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord.

Skandali, u publikua në Der Spigel, ditën e sotme, pasi një interviste që shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, zhvilloi për këtë gazetë.

Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk ka asnjë trajtim preferencial kur bëhet fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie.

Në fillim të krizës së koronës, Lufthansa vendosi detyrimin për maskë, ndërsa vetë kryeministri, ka qënë një nga predikuesit më të mëdhenj, të zbatimit të prokotollit kundër COVID dhe përdorimit të maskës mbrojtëse, në një kohë kur qeveria kishte miratuar ashpërsime për personat që refuzojnë të përodrin maskë në ambjentet e mbyllura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here