Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar me një postim në rrjetetet sociale pas vendimit përfundimtar të një Gjykate në Bruksel e cila lejon konfiskimin e pasurive te shqiptarëve në favor të Francecho Bechettit.
“Ndryshe nga sa mburrej Edi Rama se Becchetti nuk do të merrte kokërr leku nga shqiptarët, gjykata në Bruksel i dha të drejtë sipërmarrësit italian të konfiskojë të gjitha të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore prej 1 dhjetorit 2020”, shkruan deputeti.
Ja postimi i plotë:
Gjykata e Brukselit vendos në favor të italianit Becchetti!
Ndryshe nga sa mburrej Edi Rama se Becchetti nuk do të merrte kokërr leku nga shqiptarët, gjykata në Bruksel i dha të drejtë sipërmarrësit italian të konfiskojë të gjitha të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore prej 1 dhjetorit 2020.
Kjo do të thotë se hapësira ajrore e Shqipërisë do të punojë vetëm për t’i shlyer detyrimin Becchetti-t.
Sipas vendimit të gjykatës së Arbitrazhit në Uashington, ky dënim ka tre shkaktarë kryesorë, kryeministri Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm Engjëll Agaçi dhe krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Tani të flasë edhe drejtësia shqiptare! Paligjshmëria u faktua. Dëmi që i kanë shkaktuar shqiptarëve vetëm për këtë çështje është 130 milionë euro!
Cilido që mbështet këta hajdutë në pushtet tradhton vendin e tij!