Kuvendi dje/Incidenti në sallë, Taulant Balla i ulëret Elisa Spiropalit pas duartrokitjes për Bujar Leskajn

0
1065

Seanca plenare shënoi sot nje moment tensioni në rradhët e socialistëve për shkak të një mosrakordimi në dëgjim.

Shkak është bërë një fjalim i deputetit të PD-së, Bujar Leskaj i cili uroi për rikthimin në kuvend te Pandeli Majkos i cili mori mandatin me arrestimin e Alqi Bllakos.

Fjalimi i Leskaj është duatrokitur fillimisht nga një deputet socialist i PS e më pas edhe nga Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali.

Ky veprim ka shkaktuar irritimim e Taulant Ballës që i ka ulëritur nga vendi Elisa Spiropalit me fjalët “për cfarë duartroket moj, e dëgjove se ca tha ai?“.

“Hileja” e Bujar Leskaj në fjalim…
Po çfarë përmbante fjalimi i Bujar Leskajt që shkaktoi acarimin e Taulant Ballës?

Deputeti demokrat i Vlorës, në përfundim të fjalimit të tij në parlament ka rezervuar një përshëndetje edhe për rikthimin e Pandeli Majkos në Parlament ndërsa u shpreh jam i lumtur për rikthimin e kolegut tonë në sallën e parlamentit dhe uroj që te mos i bashkohet grupit të hashashit”

Fjalimi u shoqërua me duartrokitjen e një deputeti të PS më pas për inerci duartrokitjesh i është bashkuar edhe Elisa Spiropali e cila si duket ka kapur vetëm pjesën e “mirëseardhjes” për Pandin dhe ka “fluturuar nga gëzimi proletar.

Ama Taulant Balla kur bëhet fjalë për drogë nuk i shpëton asgjë prandaj është llahtarisur sesi Elisa Spiropali ra si “peshk” në rrjeten e fjalimit të Leskajt dhe me te “drejtë” iu hakërrye nga vendi shoqes Elisa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here