I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi ka folur për rikthimin e fashës për çmimin e energjisë elektrike dhe çfarë efekti ka në ekonomi.
Lazimi theksoi se Shqipëria është në krizë totale të sektorëve të saj dhe për rrjedhojë kjo ndarje e fashës për energjinë do sjelli rritjen e faturës për më shumë se gjysmën e familjeve shqiptare.
Lazimi: Kriza energjetike nuk ishte rishtaz si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë por që vitin e kaluar që kjo krizë ndoshta do të jetë edhe më e vështirë që ka filluar të japë efektet e para në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë dhe një krizë tjetër e lëndëve të para si dhe në sektorin bujqësor duke u rritur çmimet finale të produkteve dhe natyrisht kjo është qershia mbi tortë për sa i përket rritjes së energjisë për fashën 700 KW e sipër.
Kjo fashë përkthyer në vlerë monetare me çmimin e sotëm që kemi i bie 68 mijë lekë të vjetra në muaj dhe pothuajse gjysma e familjeve shqiptare e konsumon këtë fashë gjatë gjithë vitit.
Në gjithë këtë situatë që flitet për një krizë të jashtëzakonshme dhe inflacioniste për shkak të asaj që flitet për atë që quhet staflacion kur kemi rritje të çmimeve por nga ana tjetër rënie të punësimit kemi rritje ekonomike minimale pa dyshim që kjo është një barrë shtesë për xhepat e shpuar të shqiptarëve për ekonominë e brishtë dhe për shtresat e mesme dhe të pasura por edhe për të varfrit sepse nuk kemi një mbrojtje të saj.