Policia dhe SPAK zbarkojnë në portin e Vlorës, shoqërohen katër persona, mes tyre një doganier

0
123

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me SPAK dhe drejtorinë vendore kanë zhvilluar ditën e sotme një aksion në doganën e Vlorës.

Rreth 15 policë kanë zhvilluar kontrolle në disa kamionë.

Nuk dihet nëse operacioni ka qenë për mallrat doganore apo për ndonjë veprimtari tjetër të jashtëligjshme.

Aksioni ka zgjatur përreth 60 minuta, ku kontrollet janë zhvilluar edhe brenda ambienteve të doganës.

Policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me operacionin, por sipas Panorama, janë shoqëruar katër persona, njëri prej tyre doganier.

Dyshimet paraprake janë se kanë lejuar apo favorizuar kalim te mallrave me dokumentacion të cunguar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here