Robert Bitri, Selmani Jenisheri dhe Klajdi Qama janë gjobitur me 3 milionë lekë të vjetra për shkelje të ligjit për pasurinë.
Gjykata Administrative e Tiranës ka lëshuar së fundmi urdhërat e ekzekutimit të detyrueshëm të gjobës, pasi tre ish-deputetët nuk kanë zbatuar vullnetarisht penalitetin e vendosur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Siç lexohet në vendimet e Gjykatës, ish-deputeti Bitri është gjobitur në 3 Nëntor 2021. Ai e ka kundërshtuar paraprakisht gjobën në rrugë gjyqësore. Por kërkesa e tij u rrëzua. Më tej, ai nuk e ka paguar penalitetin.
Ish-deputeti Kajdi Qama ka marrë dijeni për masën administrative, por sërish nuk është përgjigur.
Ndërsa ish-deputeti me karakteristika të veçanta, Selami Jenisheri, është njoftuar për gjobën me shpallje publike, për shkak se nuk i gjendej adresa. Edhe ai nuk ka reaguar, duke detyruar ILDKPKI që t’i drejtohet gjykatës administrative për ekzekutimin e detyrueshëm
Tre ish-ligjvënësit e gjobitur, së bashku me disa të tjerë, luajtën rolin e opozitës, pas vendimit të dyshimtë politik të Lulzim Bashës për të djegur mandatet parlamentare, në Shkurt 2019.
Opozita fallse e periudhës 2019-2021 përbën një nga momentet më qesharake të parlamentarizmit shqiptar.
Kjo opozitë e sajuar, u shndërrua në një lloj shtojce të qeverisë, duke miratuar thuajse çdo propozim që vinte nga maxhoranca e Edi Ramës.
Falë kësaj opozitë false, Rama arriti të realizojë ndryshime kushtetuese dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, të cilat i dhanë kryeministrit diktatin absolut mbi proceset elektorale.