Ish-kandidati për kreun e Bashkisë Durrës, Ardian Muka ka konfirmuar kandidimin e tij për kryetarin e PD-së në këtë degë.
Në një intervistë për mediat, Muka ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për kandidaturën dhe ka theksuar se do të hyjë në garë me qëllimin kryesor bashkimin e demokratëve.
Rinia do të ketë një kapitull të veçantë në PD-në e reformuar dhe sipas Mukës, e gjithë struktura plotësuese me departamentet do të plotësohet nëpërmjet zgjedhjeve me parimin një anëtar një votë.
Muka: Po kam plotësuar dokumetat dhe do të jem një nga kandidatët e për kreun e PD Durrës. Është një vizion por ajo që është më kryesorja është bashkimi i PD-së, i anëtarësisë. Gjatë gjithë këtij procesi në PD duke filluar nga Seksionet dhe Grup Seksionet të gjithë kanë qënë të ftuar të garojnë.
Qëllimi ynë final është bashkimi i demokratëve që nesër ti japim vendit, Shqipërisë një qeverisje që qytetarët meritojnë, jo një qeveri për bandat dhe monopolet. Ky do jetë hapi i parë për bashkimin pasi e shoh PD-në e Durrësit të bashkuar një PD të rinovuar, ku rinia do të ketë një zë të veçantë në kapitull ku plotësimi i strukturës me departamentet do jenë funksionale për të arritur qëllimet finale politike.
Do kemi përgjedhje me garë dhe ky do të jetë elementi kryesor që PD e reformuar është e vendosur. Proceset do zhvillohen me parimin një anëtar një votë.