Berisha: Alibeaj totalisht në shërbim të Ramës, i pavlerë për ne. Zëvendësohet pas Kuvendit sipas statutit

0
133

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka Live, theksoi se Komisioni i Rithemelimit, përveç se ka shumicën e bazës së demokratëve, ka edhe shumicën e grupit parlamentar pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Peka, se ‘a e shkarkon dot Berisha dhe Komisioni Enkelejd Alibeajn’, ish-kryeministri shpejgoj se si do zëvendësohet kryetari i grupit parlamentar të PD-së.

Pjesë nga intervista: 

Peka: Alibeaj përmendi emrat e 32 deputetëve dhe në një studio tjetër është shprehur se unë e ka sfiduar të më shkarkojë në grupin parlamentar dhe ai ka heshtur pasi unë kam shumicën dhe ai nuk më shkarkon dot. Dijet se kush e ka bazën e PD-së e ka Sali Berisha, por grupin parlamentar e keni mazhorancën apo jo?

Berisha: Absolutisht pas asnjë diskutim që shumica dërrmuese e deputetëve njeh 11 dhjetorin dhe 6 marsin. Nuk ka asnjë diskutim por ka një problem, zëvendësimi i Alibeajt që nuk është më kryetar për ne, bëhet sipas statutit, duhet të zëvendësohet nga Nënkryetarin e partisë i cili do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar dhe në këto rrethana, pa u mbledhur Kuvendi i 30 prillit, pa u formuar Këshilli Kombëtar dhe Nënkryetari që do të kryesojë grupin, ai rri thjeshtë në funksion të Edi Ramës por ai për grupin është  krejtësisht i pavlerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here