Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Edith Harxhi komentoi në Syri Tv zgjedhjet në degët e PD ndërsa theksoi se kryetari i degës në Korçë do të zgjidhet më 25 prill.
“Pavarësisht kush ka qenë në krahun e Foltores apo nuk ka qenë, janë bashkuar të gjitha palët për zgjedhjet e grupseksioneve, seksioneve dhe kryetarët e degëve.”-tha Harxhi.
Më tej anëtarja e Komisionit të Rithemelimit tha se zgjedhjet po bëhen së bashku nga të dyja palët
“Ndër katër kandidatët, njëri do jetë kryetar dege në Korçë. Ky mesazh është përtej asaj që thonë anëtarësia në bazë, bashkimi fillon nga baza dhe shkon deri lart.”-deklaroi Harxhi.
E pyetur për platformën e Enkelejd Alibeajt, Edhith Harxhi theksoi se ky proces nuk zhbëhet dhe s’ka arsye përse.
“E ftoj Alibeajn në Korçë, të vijë të shohi çfarë bëhet këtu. Nëse sheh një cënim të këtij procesi, do jetë i lirë të flasi.”-tha Harxhi.