“Një lajm qesharak nga fillimi në fund”, Bardeli: Një sqarim për gjoja përfaqësues te PD që përdorën emrin tim si deputete!

0
253

Nga Greta Bardeli Gjoni/

Një sqarim për një lojë fjalësh që është përhap në disa media sot për gjoja përfaqësues te PD që kanë firmos draftin dhe që më pas u bënë “pishman” duke përdor në këtë rast emrin tim si deputete!!
Më vjen keq ta them, por është qesharak ky lajm nga fillimi në fund!
Lidhur me sajesa të tilla që i konsideroj “të lodhura” i sugjeroj mediave që për çdo sqarim mund të më kontaktojnë nëse kanë nevojë, që mos këtë keqinformim të këtij lloji nga kushdo që i shpërndan apo më keq akoma botohen pa patur fakt. Është e qartë që firmë nga ana ime nuk ka dhe nuk ka patur përsa kohë nuk përputhet me qendrimin tim që tashmë është publik. Deklarata është publike në FB tim drejtuar demokratëve dhe bashkëqytetarëve në Shkodër. Pēr më tej kërkoj sa mē parë mbledhje të grupit parlamentar të PD për tu degjuar qëndrimi im dhe i gjithë kolegeve tanë pa perjashtim!
Mesazhi i ditës së Pashkës duhet të udhëheq në rrugën e bashkimit të gjithë ne për hir të interesit qytetar!
Ditë të mbarë !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here