Nuredin Dumani përfundon në SPAK

0
169

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskopetencë për dy vepra ku është përfshirë Nuredin Dumani.

Për këtë ka dorëzuar në SPAK dosjen në ngarkim të tij ku po gjykohet edhe për vepra të tjera. Hetuesit kanë ngritur akuzën e grupit kriminal dhe prandaj dosja kalon SPAK.

Nuredin Dumani u arrestua i plagosur mbrëmjen e 29 Marsit në qytetin e Fierit, pasi kishte shkëmbyer zjarr me persona ende të paidentifikuar në zonën e Papërit në Elbasan.

Dyshohet se personi që ka qëlluar mbi Dumanin është shtetasi Talo Çela, një prej 5 personave më të kërkuar aktualisht nga ana e policisë.

Vetë Dumani dyshohet si autor i të paktën 5 vrasjeve të ndodhura në Elbasan dhe Durrës, ndërkohë që pikënisja duket se është përplasja për ndarjen e parave të një prej grabitjeve të Rinasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here