Analisti Andi Bushati e konsideron si qesharake dhe tallëse, procedurën e ndjekur nga mazhoranca për zgjedhjen e presidentit të ri. Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati tha ky proces i duket edhe më tallës se anketimi i Këshillimit Kombëtar për legalizimin e kanabisit.
“Unë mendoj se është një tallje. Pashë ato skenat qesharake sot kur deputetët e PS votonin në kutinë e fshehtë sikur po propozonin emra. Kush po propozojnë emra? Këta ministra që e morën vesh nga televizoni që u bënë ministra? Më duket tallje më e madhe se ajo e Këshillimit Kombëtar për legalizimin e kanabisit”, tha Bushati.
Duke komentuar qëndrimet e Presidentit Meta gjatë ushtrimit të mandatit, Bushati tha se “Ilir Meta nuk mund të ishte normal, siç thotë Kadareja në një vend anormal”.