“Forcat ukrainase që mbrojnë qytetin port të rrethuar të Mariupolit do të luftojnë deri në fund kundër trupave ruse”.
Kështu ka deklaruar kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.
Në një intervistë, Shmyhal tha se afati i Rusisë që forcat ukrainase në Mariupol të dorëzoheshin deri të dielën ishte injoruar.
“Qyteti ende nuk ka rënë,” tha ai. “Ka ende forcat tona ushtarake, kështu që ata do të luftojnë deri në fund. Dhe për momentin, janë ende në Mariupol,” tha ai për rrjetin amerikan, ABC.
Ushtria ruse thotë se kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin, ndërsa Batalioni Azov i Ukrainës është ende duke qëndruar në Azovstal, një fabrikë e madhe çeliku me pamje nga deti Azov.