Qeveria shqiptare bëri të ditur pak javë më parë se do të marrë me qira dy anije, TEC-e lëvizëse, për prodhimin e energjisë elektrike.
Ndërkohë, në një tryezë për krizën e sistemit energjetik shqiptar, të organizuar këtë të mërkurë nga Sali Berisha me ekspertë të PD-së, Lisandër Hoxha u ndal edhe te dy anijet e marra me qira nga qeveria, të cilat do të vendosen në Vlorë.
Hoxha u shpreh se këto anije punojnë me mazut dhe do të shkatërrojnë turizmin në qytetin e Vlorës. “Do të djegin mazut dhe naftë të rëndë. Këto anije do të djegin turizmin e Vlorës. Kjo kontratë e dyshimtë shkon diku te 70 milionë euro vetëm mirëmbajtja dhe qiraja. Me këto para mund të bënim një termocentral me gaz në Seman”, tha Hoxha.