Aktivisti Kristi Pinderi ishte i ftuar në një lidhje me ‘Skype’, në ‘A Show’ përballë moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, mbrëmjen e kaluar.
Ndër të tjera komentoi dhe shoqërimin e kryeministrit në polici, për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse teksa udhëtonte.
Pinderi, përveç se tregoi kronologjinë e veprimeve, e cila sipas tij është komike, theksoi se ajo çfarë e bën shumë serioz këtë shoqërim është fakti se kemi të bëjmë me kryeministrin e një vendi, ku një i ri u vra vetëm sepse kishte shkelur orën e ‘shtetrrethimit’.
“Për mua është një indikator që tregon edhe komedi por dhe ka nja aspekt serioz.
Kur mora vesh për atë që kishte ndodhur u përpoqa të përdor ‘google translate’ për të kuptuar dinamikën.
Çfarë ka ndodhur është kjo, “Rama kur udhëton përtej oqeanit përdor ‘business class’ , që do të thotë që njerëzit e kësaj kategorie janë të parët që hyjnë në avion, pasi akomodohet vjen stjuardesa që vjen sjell diçka për të pirë, që në rastin konkret mund t’i ketë thënë ‘zotëri ju lutem mbani maskën’.
Personi ka ikur, ka shkuar përsëri dhe herën e dytë i është përgjigjur më keq, dhe në momentin e tretë mendoj se ka shkuar personi që përgjigjet për stjuardesat që ka një përgjegjësi më të madhe.
Ai ka tentuar t’i sillet në një formë pak më të ndrojtur. Dhe ka mundësi që në këtë moment ai t’i ketë thënë që ka probleme shëndetësore dhe që mjeku i ka rekomanduar të mos përdorë maskën sepse e ka thënë dhe herë të tjera këtë version. Dhe ndoshta, zotëria ose zonja i ka kërkuar ta faktojë.
Deri këtu është gjithçka komike. Më pas, mund të jetë lajmëruar kapiteni, kapiteni është gjë e rrallë që të dalë dhe të flasë me pasagjerët dhe e vetmja gjë që mund të bëjë është të lajmërojë policinë e cila është ngjitur në avion dhe ka marrë zotin Rama e ka shoqëruar në ndonjë ambient për personat VIP.
Dhe aty ai ka kuptuar seriozitetin e situatës dhe se në Gjermani rregullat janë për të gjithë.
Ka bërë me siguri ndonjë telefonatë dhe është përpjekur të përdorë Ministrinë e Jashtme gjermane në lojë dhe është munduar të mbishpikë arsye se ky shoqërim nuk është për shkak të maskës.”
Pra kjo është krejtësisht banale dhe komike.
Çfarë është më pak serioze dhe komike është se ai është Kryeminstri një vendi ku një person është vrarë sepse po lëvizte jashtë orarit ‘shtetrrethimit’.
Nuk kam informacione se cili vend tjetër në botë ka përdorur një mënyre të tillë. OBSH ka treguar se kjo mënyra e shtetrrethimit përdoret veç për periudha të përkohshme sa të organizohet sistemi shëndetësor, por jo për vite të tëra. Kjo tregon banalitetin”, u shpreh Pinderi.