Kryemadhi ne “Opinion”
: Presidenti i ardhshëm unë mendoj që është guardian i Kushtetutës dhe guardian i votës së lirë. Pse e them këtë? Presidenti pavarësisht se sot në kushtet që ne jemi presidenti është një institucion pa kompetenca është honorofik. Presidenti do të jetë thjesht një noter i disa vendimeve që do të kalojnë në parlament. Në disa këndvështrime të tjera presidenti republikës dhe për opinionin publik, Presidenti Republikës vendos disa balanca të tjera, midis qeverisë, parlamentit
Blendi Fevziu: Por i zgjedhur nga populli kërkon kompetenca të tjera?
Kryemadhi: Po patjeter. Sepse sot ne kemi një kryeministër edhe për fajin e opozitës, ku djegia mandateve, largimi nga parlamenti dhe nga të gjithë institucionet i dha shansin për ta bërë një autokrat të dhunshëm në aspektin institucional.