Prokurori italian i antimafies: Krimi shqiptar gjithnjë e më i organizuar, si po dominon tregjet ndërkombëtare të kokainës

0
114

Një nga emrat më të rëndësishëm të Prokurorisë së Antimafies Italiane, prokurori i Catanzaros në Kalabri dhe një nga ekspertët më të mirë të luftës kundër mafies kalabreze Ndrangheta, Nicola Gratteri, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Ora e Ora News.

Prokurori ka komentuar raportin e fundit të Antimafias Italiane, sinjalet më shqetësuese të aktivitetit kriminal të mafies në fokusin e zhvillimeve ndërkombëtare si dhe rolin e mafies shqiptare në botën e krimit të organizuar evuropian e botëror.

Gratteri shprehet i shqetësuar se pas luftës në Ukrainë, armët në zotërim të civilëve do të blihen nga mafiet, ndërsa për krimin e organizuar shqiptar thotë se është gjithnjë e më alarmues.

RTV Ora: Prokuror, sapo ka dalë raporti i fundit i Antimafias Italiane. Cili është preokupimi e alarmi i të dhënave të kësaj analize gjashtë mujore në fokusin dhe të zhvillimeve të fundit ndërkombëtare ?

Nicola Gratteri: Sipas raportit të fundit të Antimafias, sipas të dhënave specifike dhe të analizuara nga ne, në Itali kemi një Ndrangheta mjaft të fortë e që vazhdon të jetë lider në tregtimin e kokainës. Kanë një sasi të madhe parash në duar e me anë të tyre arrijnë të blejnë gjithçka që mund të blihet. Këtij kuadri i shtohen dy vështirësi të mëdha për ne për të luftuar mafiet e në veçanti Ndrangheta. E para është Covid që godit gjithë botën e që ka gjeneruar një krizë të madhe ekonomike duke vënë në vështirësi sidomos sektorin e ristoracionit, turizmin, hoteleritë. Sipërmarrjet pa një bazë të fortë ekonomike u detyruan t’i shisnin aktivitetet e tyre më çmim mjaft të ulët.

E mafiet që kanë një disponueshmëri të madhe parash, arrijnë t’i blejnë ato. E në të njëjtën kohë mafiet po përgatiten të gllabërojnë paratë e fondeve të Bashkimit Europian. Si pasojë e krizës shkaktuar nga Covid, në Itali po mbërrijnë paratë e aprovuara nga Institucionet Europiane për të ndihmuar vendet anëtare, e mafiet po përgatiten se si të mbërrijnë e të kapin paratë e këtyre fondeve. Jo vetëm për të fituar tenderat publikë por dhe në përfshihen  në aktivitete të specializuara bonifikuese, apo duke ofruar punë krahë në të zezë me kosto të ulët. E të gjitha këto përdoren për të shtuar pasurinë e mafies.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here