Propozime me email nga shoqëria civile?! Krasniqi i kthehet Ballës: Edhe Big Brother ka më shumë seriozitet se ju

0
187

Edi Rama dhe Taulant Balla habitën opinionin publik një ditë më parë kur thanë se do të pranohen me email propozime për presidentin e ardhshëm nga qytetarë dhe organizata të Shoqërisë Civile.

Madje, Balla e bëri fakt të kryer kur tha se vetëm mëngjesin e të martës në emailin e PS kishin mbërritur 132 emra nga qytetarët.

Njëkohësisht me emailet, deputetët e PS, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, u urdhëruan të shkruanin në një zarf tre emra për president dhe zarfet u futën në një kuti votimi të përshtatur.

Por për politologun e njohur, Afrim Krasniqi kjo që po bën PS është fyese.

Gjatë konsultimeve që grupi parlamentar i PS bëri me Shoqërinë Civile në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi tha se edhe Big Brother kishte më shumë seriozitet dhe shtoi: “Po diskutohet për zgjedhjen e presidentit të republikës dhe mendoj se ky do të ishte një moment solemn për vendin”.

Sipas tij, emrat e denjë për të garuar për kryetar shteti nuk janë më shumë dhe prej tyre mund të përzgjidhen vetëm 1-2.

“Mendoj se është fyese që t’i thuash shoqërisë civile që na dërgoni me e-mail një emër për Presidentin e Republikës, kur po flasim, edhe Big Brother kishte më shumë seriozitet. Ne po diskutojmë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe mendoj se ky do të ishte një moment solemn për vendin. Presidenti është fytyra dhe emëri i shtetit, dhe përfaqësues i unitetit të kombit dhe si i tillë duhet të ofrojë se cila do të jetë fytyra e Shqipërisë nesër. 

E vlerësojë këtë konsultim. Kur thuhet se kushtetuta kërkon shtetas mbi 40 vjeç dhe që kanë jetuar në Shqipëri, ky është në kriter formal dhe jo thelbësor. Ne jetojmë në një vend kritik ndaj politikës së vendit dhe ka pafund raporte kritike. Ky parlament ka bërë në vitin 2002 një zgjedhje që ka qenë më e mira e tranzicionit. Në fakt ne kemi bërë hapa pas në raport me këtë gjë. Kjo është hera e katërt që PS ka votat për të zgjedhur presidentin dhe ka luks edhe për konsultime. Ne si shoqëri civile nuk propozojmë dot sepse duhen 20 mijë firma për një gjë të tillë.

Unë nuk njoh më shumë se 10 emra që mund të futen realisht në këtë garë për të përzgjedhur 1-2 kandidatura. Prandaj u them që ta merrni me rezerva këtë punën e zarfeve dhe të Facebook-ut, si dhe atë të mesazhet personale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here