Gjatë orëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore.
Edhe pse jemi në mes të stinës së pranverës, Thethi këtë mëngjes është zgjuar i mbuluar nën petkun e bardhë të borës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook informon në lidhje me gjendjen e rrugëve për shkak të pranisë së borës.
Sipas ARRSH kalimi deri më tani bëhet pa probleme por e rëndësishme është që drejtuesit e makinave të bëjnë kujdes.
“Në Theth sot ka pasur reshje dëbore me intensitet
Kontraktori i mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese po punon për pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në postimin e ARRSH.