“Tony Blair si “këshilltar” i Ramës kushton sa të gjithë deputetët bashkë”, Paloka: Vjen vetëm një herë në vit të bëjë një foto me buzëqeshjen fallco të Ramës

0
297

Një ditë më parë u njoftua në media se Tiranën e kishte vizituar ish kryeministri Britanik Tony Blair, për takimet e të cilet nuk ka nje informacion të plotë.

Deputeti demokrat Edi Paloka duke komentuar vizitën e politikanit britanik në Tiranë shkruan se, ”a e dini se Tony Blair , si “keshilltar” i Rames , na kushton aq sa të gjithë deputetët bashkë?”

“E për çfarë? “ shtron pyetjen deputeti demokrat.

“Vetëm që të kalojë një herë në vit këtej nga ne e të bëjë këtë foton me buzeqeshje fallso bashkë me Ramën!”

Ja postimi i plotë:

Kam ndjekur disa media që këto ditë kanë bërë llogari se sa ju kushtojnë deputetët me rrogat e dietat e tyre, shqiptarëve.

Po a e dini se Tony Blair , si “këshilltar” i Ramës, na kushton aq sa të gjithë deputetët bashkë?

E për çfarë?

Vetëm që të kalojë një herë në vit këtej nga ne e të bejë këtë foton me buzeqeshje fallso bashkë me Ramën!

P.S

E përsëri as kjo nuk është asgjë nga çfarë Rama ju vjedh vetëm në një ditë shqiptarëve me ato firmat e tij që i hedh “fap e fap”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here