I gjenden snajper dhe kallash në banesë, policia shpall në kërkim vëllain e Admir Muarataj

0
674

Policia ka shpallur Ilir Murataj nga Tropoja, pasi në shtëpinë e këtij të fundit, janë gjetur një Kallashnikov, një pushkë snajper, fishekë dhe fara kanabisi.

53-vjeçari i shpallur në kërkim është vëllai i Admir Muratajt i cili njihet edhe si personi që organizoi grabitjen e Rinasit ku u morën 6 milionë euro.

Murataj u gjet i vrarë menjëherë pasi ishte arratisur në përplasje armësh me policinë. Ende nuk dihet se kush qëlloi mbi të. Kjo ngjarje e rëndë, deri më tani ka marrë shumë jetë.

Njoftimi i Policisë së Tropojës:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Shpallet në kërkim 53-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Çerem, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Iir Murataj.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, e pronarit të banesës, shtetasit I. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here