Nuk bashkëpunoj me opozitën Berisha/ Strazimiri i përgjigjet Ramës: Me fundin e kësaj “marrëdhënie”, fillon edhe fundi i regjimit më të korruptua

0
490

Ish deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ndaj deklaratave në kuvend të kreut të qeverisë Rama kundër opozitës.

Duke ju përgjigjur “ndërprerjes së marrdhënjeve” të Ramës me opozitën, Strazimri shkruan se, “kjo “marrëdhënia” që ke, e që s’do e kesh më, na solli këtu ku jemi…”.

“Me fundin e kësaj “marrëdhënie”, fillon edhe fundi i regjimit më të korruptuar e të kriminalizuar në Evropë, një regjim i vdekur e i pakallur!”, shkruan ish deputeti demokrat.

Ja postimi i plotë:

Kjo “marrëdhënia” që ke, e që s’do e kesh më, na solli këtu ku jemi…

Këtë duhet të ndërpresim të parën ndër “marrëdhëniet” e marrëveshjet e këtij, që po shkatërrojnë këtë vend!

Për shkak të kësaj “marrëdhënie” që e paskësh e s’do e ketë më, ky vazhdon të sundojë duke dhënë e marrë me krimin e organizuar, me maskarenjtë me kravata qofshin vendallinj a jabanxhinj…

Me fundin e kësaj “marrëdhënie”, fillon edhe fundi i regjimit më të korruptuar e të kriminalizuar në Evropë, një regjim i vdekur e i pakallur!

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here