Për analistin Andi Bushati, ambasadorja Yuri Kim është përlyer aq keq me punët në Shqipëri, saqë ka vendosur të bëhet edhe komentatore.
Reagimi i Bushatit erdhi pas komentit të Yuri Kim në Facebook, e cila tani ka vendosur të marrë edhe rolin e kryetares së Kuvendit për të caktuar radhën se kush duhet të flasë në sallën e parlamentit.
‘Kur ambasadoret përlyhen aq keq në punët e një vendi sa bëjnë dhe rolin e komentatorëve të boksit’, shkruan Andi Bushati në faqen e tij në Facebook.
Por Bushati nuk është ndalur me kaq.
Ai kujton një incident të rëndë të Edi Ramës, i cili shty fort një gazetare, pasi ajo nuk kishte vendosur maskë (Rama u shoqërua nga policia gjermane sepse nuk donte të vendoste maskë’.
‘Akoma më shkojnë të dridhura nga frika, kur kujtoj se sa fort reagoi ambasadorja ndaj kësaj shtyrjeje spektakolare’, shkruan Andi Bushati në krah të fotos së mëposhtme.