Përplasi efektivin e policisë në Kombinat, arrestohet autori E M
Policia ka identifikuar dhe arrestuar shoferin e makinës i cili aksidentoi mëngjesin e sotëm, 21 prill efektivin Z.M në rugën “Thoma Koxhaj” në kryeqytet.
Sipas burimeve sherri nisi për një gjobë të cilën efektivi Z.M ja vendosi për shkak të parkimit të gabuar.
“Është arrestuar E.M, 43 vjeç banues në Kombinat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, informojnë blutë.