Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai është shprehur se opozita nuk mund të përfaqësohet nga të emëruar nga Taulant Balla, duke iu referuar kështu, Enkelejd Alibeaj. Kujtojmë se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ish-kryqeveritari Berisha pati përplasje të forta me Alibeajn, duke thënë se është i komanduar i Taulant Ballës. Po ashtu, gjatë deklaratës, Berisha ka thënë se ka denoncuar praktikën që e cilësoi mafioze që po ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, qëllimi i kryeministrit Rama është të nxjerrë nga zyrat e tij presidentin e ri
“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet me të emëruar nga Taulant Balla. PD se njeh kurrë një praktikë të tillë. Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Praktikë kjo që diskrediton institucioni ne Presidencës dhe vetë zgjedhjen e Presidentit. Praktikë që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrjeje një proces që në kushte normale do merrnin pjesë të gjitha palët. Praktikë që nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që zgjedh dhe që komandon”, tha Berisha.