Presidenti në zarf, negociatat sa për procedurë.

0
153

di Rama edhe pse e ka emrin e Presidentit të ri ne zarf, po negocion me opozitën dhe shoqërinë civile për të gjetur pasuesin e Ilir Metës. Përfaqësia socialiste ra dakord me Fatmir Mediun të shtyje vetëm kohën, ndërsa pritet tashmë edhe takimi me kryetarin e grupit parlamentar demokrat.

Pasi hapën zarfat me 67 emrat e propozuar nga deputetët socialistë për Presidentin e ri, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali u ulen në tryezë për të diskutuar me përfaqësuesit e opozitës.

Në takimin me dyer të mbyllura të socialistëve dhe Fatmir Mediut është dakordësuar vetëm për shtyerjen e kalendarit.

Mediu: Balla parashtroi kalendarin që duhet zhvilluar për këtë proces, nuk hymë në asnjë diskutim tjetër. Ramë dakord për të shtyrë Konferencën e Kryetarëve që ishte planifikuar më datë 29, për të pasur një kohë më të madhe në dispozicion, e më pas do përcaktojmë edhe përcaktimin e kalendarit të kësaj çështje bazuar mbi ato që ka përcaktuar Kushtetuta.

Balla: E kam mirëpritur propozimin e dy grupeve parlamentare të opozitës të mos jetë data 29 prill por të jetë data 4 ose 6 maj.

Kushti i mazhorancës për të vendosur se me kë do të negociojë te opozita për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, për Mediun është i papranueshëm.

Mediu: Çështja e përfaqësimit të opozitës në një trupë të vetme është çështje e opozitës dhe jo e PS. Shpresoj që opozita të arrijë mirëkuptimin se është e nevojshme, e domosdoshme që të ketë një trupë për të bërë një proces sa më të qenësishëm dhe për të arritur në një konluzion sa më pozitiv në këtë proces.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here