Reagimi i Yuri Kim, Paloka: Si nuk e kuptoni që jeni bërë qesharak!

0
952

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas postimit në Twitter të ambasadores Yuri Kim, e cila sot ka vendosur të caktojë edhe radhën se kush duhet të flasë në sallën e parlamentit.

Paloka shkruan, se njeriu duhet ta kuptojë se kur bëhet qesharak dhe të mos vazhdojë më.

‘Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më, se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…!’, shkruan Edi Paloka në faqen e tij në Facebook, duke komentuar reagimin e ambasadores Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim vendosi sot të marrë rolin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke caktuar edhe radhën se kush duhet të flasë në sallën e Kuvendit.

‘Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. Të mos përsëritet!’, shkruante Yuri Kim në Twitter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here