Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Gent Strazimiri komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv deklaratën e Ramës i cili tha ‘nëse Berisha vjen në krye të PD, ndërpres çdo marrëdhënie’.
Strazimiri është i mendimit se kjo deklaratë e kryeministrit konfirmon marrëdhënien që ka pasur me Lulzim Bashën.
“Një gjë e përfolur por kurrë e pranuar nga palët. Rama sot e pranoi dhe për faktin që i ka nisur sms pak ditë më parë që ka pasur komunikim me Bashën. Marrëdhënie okulte mes të dyve.”-tha Strazimiri.
Deputeti demokrat theksoi se Rama dhe Basha urrehen për vdekje në dukje dhe duan vdekjen politike të njëri-tjetrit por situatat e fundit treguan se kanë pasur një marrëveshje dhe një komunikim të ngushtë.
“Ky komunikim do ndërpritet nëse Berisha do drejtojë PD-në, dhe ky është një lajm i mirë për shqiptarët.”-tha Strazimiri.