Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës e Paskuqanit te “Shpronësimet” për shtëpitë, u mbyllet dera, bllokojnë hyrjen

0
133

Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Paskuqanit  kanë sërish në protestë ditën e sotme, këtë pranë Agjencisë së Shpronësimeve.

Banorët kërkojnë informacione më të zgjedhuara se si do të preken banesat e tyre që preken nga zgjerimi i unazës së madhe.

Banorët e këtyre zonave i janë drejtuar institucioneve vazhdimisht, duke mos marrë një përgjigje konkrete se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre.

Dëgjuam në TV drejtorin e ARRSH-së i cili na ka thënë se nuk kanë lidhje me shpronësimet. Sot kemi ardhur këtu për të pyetur ministren ose një zyrtar se çfarë do të bëhet me banesat tona. Ata kanë thënë se do të marrim bonus qiraje për 3 vite. Këto nuk janë prona që janë vjedhur, sikurse janë këto pallate që bëhen me drogën e tyre dhe prishin banesat tona 1 ose 2 katëshe. Duam të dimë se çfarë do të bëhet me ne. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Këta thonë se ata me letra do të marrin dëmshpërblim, ndërsa ata pa letra asgjë. Në kërkojmë minimumi përgjigje, edhe derën na e kanë mbyllur. Do të vazhdojmë me protestat.”

Ata kanë trokitur në derën e minsitrisë për të marrë informacion ose për të takuar një zyrtar të ministrisë për problemin e tyre.

Ndërkohë që roja është shprehur se drejtori nuk ndodhet aty momentalisht, dhe u tha banorëve se do të interesohet për të pyetur dikë.

Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës e Paskuqanit te

Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës e Paskuqanit te

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here