Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka dalë sot në mesditë në një bashkëbisedim me gazetarët. Ai e ka nisur fjalën e tij me situatën ekonomike dhe rritjen e çmimeve, duke e quajtur një agresion të vërtetë të çmimeve.
Berisha tha se bordet e qeverisë njësoj si ato në kohërat e diktaturës. Sipas tij, rritja e çmimeve është abuzive. Berisha theksoi se çmimet në vend janë më të lartat në Europë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër spekulimit.
Unë i garantoj ata që nëse nuk do u themi stop kësaj vjedhje, çmimet e sotme do harrohen me çmimet që do vijnë disa herë më të larta.
Është koha që çdo shqiptar, të mendojë për buxhetin familjar dhe se si ky buxhet po u grabitet nga një qeveri që nuk ka interesa të tjera përveç pasurimit të klaneve qeveritare.
A mund të imagjinoni ju që ne kemi çmimet më të larta të energjisë, në një kohë kur e prodhojmë atë me koston absolutisht më të ulët?
Unë ftoj mediat të investigojnë dhe të mos harrojnë se interesi publik dhe mbrojtja e tij është detyra më parësorë e tyre,” tha Berisha.