Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj këtë të premte deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama se do të ndërpresë çdo marrëdhënie me PD-në nëse ish-kryeministri zgjidhet në krye të Partisë Demokratike.
Berisha u shpreh se ai nuk ka kërkuar asnjëherë bashkëpunim me kryeministrin Rama, por do të vijojë betejën e tij të pandalshme për rrëzimin e qeverisë.
“Së pari me deklaratën e Ramës, mjek jam me një pasion të veçantë përveç kardiologjisë, disiplina e dytë që kam dashur është psikologjia. Psikologjia është një doktrinë e mendimit. Filozofët gjerman e zbritën filozofinë te truri dhe proceset e tij.
Unë kam mirëkuptim, për shqetësimin madhor që ka Edi Rama. Le të lexojë vetë më mirë të gjej rrugë të çlirimit prej tyre. Beteja është e pandalshme.
Nuk i kam kërkuar ndonjë bashkëpunim unë atij. Keni dëgjuar ndonjëherë nga Sali Berisha dua të bashkëpunojë me Edi Ramën? Jo”, tha Berisha.