Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD-së në Dibër. Kutisë së votimit do t’i drejtohen 1200 anëtarë të Partisë Demokratike, njofton gazetari i SYRI TV.
Ky proces për zgjedhjen e kryetarit vjen pas një organizimi që ka bërë grupi i Rithemelimit në të gjitha seksionet.
Kandidatë për kryetar të PD Dibër janë Ilir Krosi, ish-kryetar i bashkisë së Peshkopisë dhe Hamza Leshi, ish-kryetar i komunës së Kastriotit.