“San Siro” shpërngulet në kryeqytet. Të dielën, Milan luan një nga transfertat më delikate në këtë pikë të sezonit, përballet me Lazio, një sfidë që dëshirojnë ta fitojnë me çdo kusht, pikësëpari për të blinduar prezencën në Champions, por mbi të gjitha për të mbajtur të ndezur ëndrrën titull.
Në stadiumin Olimpik, sipas LA Gazzetta dello Sport, pritet të jenë të pranishëm afro 13 mijë tifozë kuqezi. Zyrtarisht në dispozicion të Milan janë 9500 bileta, por sipas të përditshmes italiane pritet të ketë më shumë tifozë në stadium, të akomoduar në sektorë të tjerë.
Rreth 7 mijë pritet të jenë tifozë të Lazio, një diferencë shumë e madhe që pritet të ketë impakt në fushën e lojës, të paktën kështu shpresojnë tifozët e Milan.