Sot hyjmë zyrtarisht në javën e 30-të të Kategorisë Superiore dhe llogaritë sa vijnë e bëhen më të hollësishme. Matematika më e madhe bëhet për vendet që të kualifikojnë në Europë, ku Vllaznia, Partizani dhe Kukësi janë në garë.
Aktualisht Kukësi është në vendin e tretë, që të kualifikon në Ligën e Konferencës për vitin e ardhshëm. Verilindorët kanë grumbulluar tri pikë më shumë se Partizani dhe katër më shumë se Vllaznia.
Të ndalemi pak te shkodranët, sepse kualifikimi në finalen e Kupës i ka dhënë një bonus të madhe dhe në kampionat.
Nëse marrim në konsideratë renditjen aktuale, ku Laçi ndodhet në zonën e Europës, Vllaznisë i mjafton vendi i katërt për të siguruar kualifikimin në Ligëne Konferencës. Kukësit, nga ana tjetër, i duhet të mbajë vendin e tretë për ta pasur në “xhep” kualifikimin.
Partizani duhet të bëjë më pak gabime se skuadra e Longos, për tësiguruar Europën.
Nëse njëra prej këtyre të dyjave renditetnë vendin e katërt, duhet të bëjë tifo për Laçin në finale, pasi nëse e fiton Vllaznia dhe shkodranët nuk kapin tri vendet e para, gjithçka shuhet për ta.
MATEMATIKA PËR TITULLIN
Tirana luan me Kastriotin këtë javë dhe nëse fiton, mund të sigurojë matematikisht titullin. Gjithsesi, në këtë rast gjithçka varet nga Laçi.
Kurbinasit sfidojnë Kukësin dhe në rastse humbin, Tiranës i duhet të fitojë ndeshjen e vet për të festuar titullin e 26-të. Në rast se Laçi fiton ndaj Kukësit çdo gjë shtyhet, ndërsa barazimi i bardhezinjve dhe triumfi i Tiranës është plot “kleçka”.
Laçit i duhet ta fitojë me pesë gola diferencë në ndeshjen direkte, që luhet në javën pasardhëse për të shtyrë festën e Tiranës. Panorama Sport