Parashikimi i motit 23 Prill 2022

0
158

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar vijon të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta në pjesën më të madhe të ditës, ku vranësirat do të sjellin reshje te pakta shiu si edhe flokë dëbore në zonat e thella malore.

Shirat do të jenë të fokusuara në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit.

Parashikohet që në orët e vona të mbrëmjes të ketë përmirësim të motit duke rikthyer kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesare dhe e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 4 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here