Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar me 14 kilogramë kokainë në Itali.
I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në autostradën e Parmës.
Ai qëndronte në Mariano Comense, një zonë në Como, por operonte në zonën e Leço-s.
Ndërsa ishte në ndjekje prej kohësh nga autoritetet i riu shqiptar është arrestuar në autostradë pasi në makinë i janë gjetur 11 kilogramë kokainë të ndarë në disa pako.
Pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 3 kilogramë të tjera kokainë.
30-vjeçari u vu menjëherë në pranga dhe është dërguar në një burg në Parma.
Nëse droga do të shitej në treg, hetuesit besojnë se tregtarët do të arrinin fitime deri në 2 milionë Euro.
Gjithashtu vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës dhe që i përkasin këtij grupi.