Festa e Pashkës Ortodokse, besimtarët mbushin kishat

0
182

Besimtaret Ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë Pashkët. Mbrëmjen e së shtunës Katedralja “Ngjallja E Krishtit”, ka hapur dyert për besimtarët, për mbajtjen e meshës së shenjtë.

Mesha u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili kreu ritualet fetare. Simboli i Festës së Pashkëve Ortodokseështë veza e kuq, ndërsa në tavolinën e drekës nuk mungojnë buka e ëmbël apo dhe mishi i qengjit.

Pas dy vitesh pandemi, besimtarët kanë mbushur plot kishat në të gjithë vendin pasi tashmë janë hequr kufizimet që u pengonin të kryenin ritualet si zakonisht.

Kjo festë cilësohet një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here