Zgjedhjet presidenciale/ “Duhet të vrasim Macronin”, 31 vjeçari francez sulmon me thikë priftin dhe murgeshën

0
131

Një incident i rëndë ka ndodhur në Francë, në kohën kur vëmendja e të gjithëve është përqendruar në zgjedhjet presidenciale që janë dukë u zhvilluar.

Një person i cili dyshohet se nuk ka qëndrueshëm mendërisht, ka sulmuar me thikë një prift dhe një murgeshë, ndërkohë që bërtiste: Duhet të vrasim Macronin.

Sipas raporteve, prifti, i quajtur At Christophe, u godit 20 herë me thikë, ndërsa një murgeshë e moshuar gjithashtu mësohet se është goditur me thikë në dorë ndërsa përpiqej të mbronte priftin në kishën Saint-Pierre-d’Arène në Nice.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se jeta e priftit nuk ishte në rrezik, pavarësisht raporteve se ai është në një gjendje kritike. Ai shtoi se autori 31 vjeçar tashmë është vënë nën pranga, raportojnë mediat britanike.

Kryetari i bashkisë së Nice, Christian Estrosi zbuloi se sulmuesi ka qenë subjekt i monitorimit psikiatrik.

Ai ka qëndruar në disa raste në spitalin Sainte-Anne për pacientët me sëmundje mendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here