“Një mal me dokumenta sekrete”/ Zbulohet operacioni “Soros”: Po përdor paratë e dyshimta për të ndikuar në procesin politik në Europë e më gjerë

0
716

Një mal me dokumente të hack-uara nga Fondacionet e ‘Shoqërisë së Hapur’ Soros zbulojnë teknikat sistematike dhe anti-demokratike të përdoruara nga aktivistët e Soros si pjesë e një operacioni të ndikimit të së majtës ekstreme që kritikët thonë se është pjesë e planit të Soros për të “shkatërruar Europën”.

Dokumentet e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur zbulojnë se Soros po përdor paratë e pista për të ndikuar në procesin politik në Europë, Rusi dhe shumë vende të tjera.

Mediat kryesore perëndimore refuzuan të përcillnin hakimin dhe publikimin e dokumenteve të Soros. Russia Today dhe një pjesë e vogël e mediave të pavarura, i dhanë çështjes një hapësirë mbulimi. “Pra, kjo është arsyeja pse RT është bllokuar në BE”, thotë eurodeputeti holandez, Marcel de Graff.

Dokumentet e hakuara zbulojnë një qasje sistemike të njerëzve të Soros për të manipuluar zgjedhjet në Europë dhe më gjerë.

Për të arritur tek votuesit, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Soros, financojnë grupe mediatike lokale, gazetarë, grupe lobimi dhe projekte të mediave sociale. Ndër të tjera, 130 mijë dollarë shkuan për EUobserver, një faqe interneti e lajmeve dhe opinioneve ‘të pavarura’ me bazë në Bruksel, që raporton mbi BE-në dhe zhvillimet në politikën europiane.

Sorosokracia
Në të njëjtën kohë, Soros financoi projekte të dizajnuara për të bindur njerëzit se Rusia po manipulon zgjedhjet në vendet europiane, megjithëse nuk kishte prova konkrete për këtë.

“Kur ai fle për demokracinë, ai nënkupton Sorosokracinë“, komentoi shkrimtari dhe këshilltari politik Llewellyn Rockwell, president i Institutit Ludwig von Mises. “Ai dëshiron të shkatërrojë Europën. Kjo është arsyeja pse ai është në favor të kufijve të hapur në mënyrë që një numëri madh njerëzish të hyjnë”. 

Serbia, Gjeorgjia, Ukraina, Kirgistani
Sorosi fajësohet për kryengritjen popullore që rrëzoi presidentin serb Sllobodan Millosheviç në vitin 2000. Grupi Otpor! (Serbisht për rezistencë) luajti një rol qendror në grushtin e shtetit dhe u financua nga Soros.

Miliarderi shihet gjithashtu si forca shtytëse e Revolucionit të Trëndafilave në Gjeorgji në vitin 2003, gjatë të cilit presidenti Eduard Shevardnadze u rrëzua. Revolucioni u drejtua nga organizata Kmara (Mjaft), e cila u financua nga Soros.

Në vitin 2004 në Ukrainë u zhvillua Revolucioni Portokalli. Protestuesit u trajnuan nga Fondacioni Ndërkombëtar i Rilindjes (IRF), një OJQ ukrainase e themeluar nga Soros.

Në vitin 2005 Revolucioni i Tulipanëve u zhvillua në Kirgistan. Pas kryengritjes popullore ishte Koalicioni për Demokratike dhe Shoqëri Civile, i financuar nga Soros.

Personi i dytë më i fuqishëm
Gazeta ukrainase Vesti përpiloi një listë më 100 figurat më me ndikim në Ukrainë në vitin 2019. Soros rezulton të jetë personi i dytë më i fuqishëm në Ukrainë, menjëherë psa presidentit Zelensky./ Eutimes/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here