Komiteti i Ekspertëve heq kufizimet anti-Covid për maskat, testet, muzikën

0
169

Komiteti Teknik I Ekspertëve për pandeminë Covid-19 ka marrë disa vendime lehtësuese sot pasi ka konstatuar rënie të infektimeve ditore. Dr. Eugena Tomini tha se “situata epidemiologjike është e qëndrueshme prej 13 javësh dhe me trend ulës. Niveli i pozitivitivetit ka qenë 3% në raport me testet që janë kryer në 24 orë, ka një trend shumë herë më të ulët të shtrimeve spitalore. por, theksojmë që vaksinimi është tepër i domosdoshëm, jemi në kohë për ta bërë këtë.”

Ndaj, Dr. Mira Rakacolli njoftoi vendimet:

1. Komiteti rekomandon heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandon fuqishëm mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura e sidomos në ato të paajrosura mirë.

2. Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.

3. Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument testimi apo certifikatë shërimi për të gjithë shtetasit që hyn në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 maj e këtij viti.”

Dr. Silva Bino lidhur me vaksinimin shtoi: “Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza Covid, vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga Coromavax dhe Astra Zeneca. Kemi një mbulesë me një dozë 50% të popullatës nga 12 vjeç e lart, rreth gjysma e popullatës është e vaksinuar.

Sa i takon bashkive me mbulesë të lartë vaksinale, është Mirdita, Tirana, Belsh, Sarandë, Gjirokastër. Bashkitë me nivel të ulër vaksinimi, Laçi, Malësia e Madhe, Elbasani dhe Shkodra, për të cilët ne po përpiqemi që të ndryshojë.

Për personat mbi 80 vjeç e lartë kemi një mbulesë të lartë vaksinale. Mbulesë të ulër vaksinale kemi në moshat e reja 40-50 dhe nën 40 vjeç.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here