Peticioni ndaj Yuri Kim, iniciatorët: Reagimet kundër të orkestruara, jemi të shokuar nga ndërhyrjet e ambasadores

0
1127

Dy prej organizatorëve të peticionit ‘Yuri Kim, mjaft është mjaft’, kanë treguar në ‘A Show’ arsyet se pse kanë ndërmarrë këtë nismë.

Milaim Nela dhe Iva Grillo, duke folur me Adi Krastën në SYRI TV, janë shprehur se, veprimet dhe sjelljen e çuditshme dhe ndërhyrjet e Yuri Kim, duke dalë nga statusi i saj diplomatik.

‘Njerëzit janë të revoltuar, disa të shokuar, disa të çuditur me ndërhyrjet e zonjës një fjalë dhe ne u kemi dhënë vetëm një instrument popullit, për të folur dhe duket se u ka pëlqyer’, është shprehur Iva Grillo gjatë intervistës së saj në ‘A Show’.

Image

Milaim Nela:

Në fakt ne kur e kemi filluar këtë iniciativë, nuk e kemi menduar që përgjigje do të jetë kaq masive. Ata njerëz që kanë firmosur nuk i shohim si mbështetës të PD, por si shqiptarë të shqetësuar në lidhje me atë që po ndodhë në Tiranë dhe sjelljen e ambasadores.

Ju përmendët pak më parë, peticionin kundër Rajerson në vitet ‘90. Por sot ne nuk jemi më një shoqëri që nuk jemi të informuar, ne tani jemi shumë të informuar. Ne patëm një dilemë, titulli është ‘Yuri Kim, mjaft është mjaft’, por në fakt peticioni i drejtohet Departamentit të Shtetit dhe faktet i kanë vetë ata. Faktet janë në media. Të bësh një peticion kundër, ne nuk jemi anti amerikanë, ne po e ndihmojmë DASH për ti treguar se, politikat e tij nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Zonja ka tejkaluar çdo lloj mase. Në asnjë vend të botës nuk kemi dëgjuar që një ambasador që është aty për të mbrojtur politikën e shtetit të vet, të bëhet kaq protagoniste. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, bëhet një peticion, ne jemi vendosur përballë Amerikës dhe po kërkojmë që të ndryshojë politikën ndaj Shqipërisë.

Image

Iva Grillo:

Ka pasur shumë mbështetje, dhe kam vënë re reagime që më duken të orkestruara, duke dashur ti vendosin peticionit diçka që nuk e ka, si anti amerikane, apo si i PD. Grupi që e ka hedhur peticionin online dhe miq të tjerë kanë vënë re sjelljen e çuditshme të ambasadores Yuri Kim, e cila ka mbajtur anë. Vitin e fundit, ajo ka dalë komplet jashtë statusit të saj diplomatik. Njerëzit janë të revoltuar, disa të shokuar, disa të çuditur me ndërhyrjet e zonjës një fjalë dhe ne u kemi dhënë vetëm një instrument popullit, për të folur dhe duket se u ka pëlqyer.

Është shumë e kollajshme të shikohet aktiviteti i dikujt, që ka folur në publik, qoftë unë. Është shumë e kollajshme të shikosh se cili është reagimi i dikujt, dhe në çfarë kauzash ka qenë prezent. Kjo është një nismë qytetare, e nisur nga ai koncept që kam unë, si qytetar për të ruajtur dinjitetin e vet. Njerëz të edukuar, me mustaqe, pa mustaqe, kollare apo jo, dalin dhe i thonë publikut se ne nuk kemi rrugë tjetër, veç se të jemi vasal. Kërkimi i dinjitetit nuk është naivitet. Ne nuk jemi naivë. Të kërkosh dinjitetin është një aspiratë. Dëshira jonë është që të japim njerëzve mundësinë që të shprehen dhe kanë mundësinë që ka instrumente që të përdoren për të vendosur dinjitetin e qytetarit në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here