“Situata në Kiev ishte kthyer në problem”, shefi i OKB-së takohet me Lavrov në Moskë: Duhet t’i japim fund luftës në Ukrainë!

0
149

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Guterres ka ritheksuar nevojën për të bërë gjithçka për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Guterres.

Gjithashtu Guterres pritet të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se situata në Ukrainë ishte kthyer në një katalizator, një problem i madh dhe se kjo ishte arsyeja përse Rusia u përgjigj me shpejtësi kërkesës së Guterres për bisedime.

“Ne e vlerësojmë kërkesën për të pasur një raund tjetër bisedimesh në këtë kohë”, ka thënë më tej Lavrov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here