Vatra kryqëzon Gjekmarkajn: Basha peng i Rama-Soros! Berisha, politikani më i vlerësuar nga SHBA

0
515

Nga Beqir Sina

Shqiptarët e SHBA, anëtarë të shoqatës VATRA kanë kryqëzuar deputetin Agron Gjerkmarkaj gjaët vizitës së tij në SHBA.

Ata kanë kritikuar Gjerkmarkajn për qëndrimet e tij dhe ndjekien e politikave të Bashës, dhunën ndaj demokrartëve më 8 janar në selinë blu, dhe se duke qenë pakicë po pengojnë reformimin e PD.

Anëtarët e VATRA-s, i bën me dije Gjekmarkajt nëse ka dijeni se kush ishin shqiptarët që dhanë 500 mijë dollarët e lobimit te Nik Muzin si dhe kanë shenjestruar Lulzim Bashën që sëbashku me Edi Ramën dhe ambasadoren Yuri Kim kanë orkestruar sulmet ndaj Sali Berishës.

Shqiptarët në Amerikë i kërkojnë llogari Deputetit demokrat  Agron Gjekmarkaj në një takim në Vatër përse Lulzim Basha ka larguar liderin historik Berisha dhe përse Basha  i tradhëtojë demokratët të cilët i besuan më shumë se çfarë ishte.

Përse Basha mbeti peng i Sorosit dhe i aferave abuzive në SHBA duke iu ‘përulur’ Ambasadores Amerikane Yuri Kim.

Përse Basha nuk vjen dot në Amerikë dhe përse Gjekmarkaj ju ‘ngjitë’ Bashës dhe ‘lëshoi’ së bashku me disa deputet, liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berishën, si politikanin më i vlerësuar në SHBA,  dhe më të adhuruarin.

Ambasadoria Yuri Kim ka ndërhyrë në mënyrë flagrante dhe të pa drejt në çështjet të brendshme të Partisë Demokratike duke mos respektuar statusin e saj diplomatik që ka nga Departamenti i Shtetit në dekleratat e saj ajo është bërë palë me çiftin Rama Soros të cilët e kanë kapur Bashën dhe e mbajnë peng të sulmit ndaj Berishës.

“Ish-presidenti Berisha ka një popullaritet të madh në Shqipëri dhe në Kosovë, pavarësisht dritëhijeve të veta në 30 vite, ai mbetet politikani më popullor për diasporën. Berisha ka pasur vazhdimisht popullaritet në SHBA, ardhjet e tij këtu janë pritur gjithnjë me interes të madh, i është rezervuar pritje shumë miqësore.’

Shqiptarët e Amerikës i japin mbështeje të plotë Berishës sepse ai është politikani më i vlerësuar”, dhe vetëm Berishën njohin si Kryetar madje të till këta Berishën e kanë njohur pavarësisht se për 9 vjet Basha ishte Kryetar.

Shqiptarët e Amerikës thanë se Basha me ndihmën e Ramës i ka katandisur Partinë Demokratike me keq se në 1991 dhe 1997 dhe kërkuan rikthimin PD në forcën më të madhe politike me në krye Berishën duke e quajtur atë si i vetmi lider që mundet ta ringrejë PD si në 1992 dhe 2005 kur e riktheu në pushtet.

Gjekmarkaj tha se nuk është as për Berishën as për Lulzim Bashën kryetar por për një kryetar të zgjedhur nga vet demokratët.

Ndërsa për atë që disa demokrat kanë frikë dhe bëjnë si thotë Ambasadorja amerikane ai tha se ‘është shumë i vogël të kritikojë ambasadoren alerikane’.

Si përfundim takimi për Gjekmarkajn për ta ‘shitur’ atë si ndonjë mbështje nga shqiptarët e amerikës dështojë dhe bëri ‘kundra-efekt’ duke konkluduar si një takim me mbështetje të fuqishme nga shqiptarët e Amerikësctë, të cilët janë ‘besnik’ të Berishës pavarësisht se çfarë mendon me këtë rast dhe ambasadorja e tyre Yuri Kim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here