Avokati Gjokutaj: Letrën që akuzon Elisabeta Imerajn, e kanë shkruar disa

0
415

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ në SYRI TV  me Sonila Meçon, është shprehur se letra e Rrahim Shehut që akuzonte Elisabeta Imerajn është shkruar nga disa duar.

Gjokutaj është shprehur në SYRI TV, se janë 6 persona me të njëjtin emër dhe janë bërë kontrolle dhe verifikime për këtë person.

Sipas avokatit Gjokutaj, edhe letra është protokolluar komplet jashtë rregullave.

“Janë 6 Rrahim Shehu.

Letra e Rrahim Shehut është protokolluar nga përfaqësuesi i ONM-së, 1 muaj pasi është përdorur në çështje. Ajo letër është një pazëll, në atë letër kanë futur duart shumë njerëz, dhe e kanë kopsitur ashtu siç donin ata që e kanë bërë.

Problemi është ky, që pa sqaruar këtë rrethanë, nuk mund të merrej një vendim. Nga KPA-ja janë rrëzuar një sërë kërkesash të subjektit, që duheshin verifikuar të gjitha.

Elisabeta është subjekti, por ai që dëmtohet është procesi i vettingut, dhe kjo është reforma në Shqipëri’, u shpreh Genc Gjokutaj në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here