BE kundër/ Vuçiç cakton datën e mbajtjes së Ballkanit të hapur

0
141

Ballkani i Hapur’ do të mbahet gjatë muajit Qershor në Ohër. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përmes një postimi në Instagram.

Vuçiç, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe janë dakorduar për takimin e radhës.

“Sot fola përmes videolidhjes me kryeministrat e Shqipërisë @ediramaal dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Ne kemi rënë dakord të mbajmë një panair të turizmit, verës dhe specialiteteve të kuzhinës nga rajoni në Beograd si pjesë e nismës #OpenBalkan në fillim të shtatorit.

Kemi planifikuar edhe një takim në Ohër në qershor, ku do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Ne vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike për të mirën e popujve tanë!”, shkruan Vuçiç në Instagram.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here